Nënvlerësimi i nevojës për gjumë të mjaftueshëm është një gabim i madh. Gjumi, sipas studiuesve është më i rëndësishëm për nga nevoja se çdo aktivitet tjetër jetësor që kryen organizmi ynë. Pra është edhe më i rëndësishëm se ushqimi, hidratimi dhe aktiviteti fizik. Ai është i lidhur drejtpërdrejtë me funksionimin e receptorëve tanë në të gjithë trupin. Nëse ne nuk bëjmë një gjumë të mirë, rrezikojmë të jemi dhe dukemi të lodhur. Më shumë rëndësi se sa orë flemë, ka vendi ku flemë, rituali ynë i darkës dhe detaje të tjera që ne shpesh i anashkalojmë. Ja disa gjëra që duhen vënë në praktikë për të fjetur që sot, ndryshe:

 1.Krijo një orë biologjike

Duke u shtrirë çdo natë në të njëjtin orar, trupi dalëngadalë mësohet se kjo është koha kur duhet të pushojë. Duke u bërë zakon për organizmin, ju do ta keni më të thjesht të flini dhe do të hiqni një nga  problemet më kryesore që të pagjumët përjetojnë.

2.Larg smartphone-it 

Të gjitha pajisjet teknologjike duhen larguar të paktën një orë para se të shtriheni për të fjetur. Drita artificiale e pajisjeve të mençura jo vetëm që e vonon gjumin, por edhe mund t`jua heqë atë.

3.Temperatura ideale për të fjetur është 18°C

Në periudhën e dimrit të gjithë mendojnë se një dhomë më e ngrohtë, është më e mirë për t`u rehatuar dhe për të fjetur. Në fakt, temperatura e lartë zvogëlon sasinë e oksigjenit në ajër dhe mund të sjellë gjumë të keq, me ndërprerje dhe ëndrra të këqija.

4.Aktivitet fizik

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të konsumuar energjitë e trupit, duke e bërë organizmin tonë të kërkojë pushim. Pak aktivitet gjatë darkës, ose pak përpara gjumit ndihmon në një gjumë të  mirë.

5. Një dush ndihmon

Temperatura bazë normale e trupit është 37 gradë celsius. Gjithmonë është menduar se me ngritjen e temperaturës së trupit duke bërë një dush të ngrohtë trupi ndihet i përgjumur. Në fakt, është freskimi që ndodh pasi del nga dushi që ndihmon gjumin. Vetëm kohëve të fundit është kuptuar se është zbritja e temperaturës së trupit e cila ndikon që të na zëjë gjumi. Nëse keni problem të flini, provoni të bëni një dush një orë para kohës së gjumit.

6.Përgatit ambjentin

Mjedisi ku ne flemë është shumë i rëndësishëm në kualitetin e gjumit. Përpara se të shtriheni fikni dritat, ulni grilat dhe mbyllni perdet. Largoni zhurmat shpërqendruese dhe vendosni një qiri aromatik për t`u relaksuar. Gjithashtu mund të provoni të lexoni edhe një libër. Dhoma e gjumit duhet të jetë e qetë dhe miqësore në mënyrë që të flini.

7.Jastëku

Sigurohuni që jastëku juaj është i ri dhe  ofron suport të mirë. Koha më e mirë për ta ndërruar është çdo dy vjet. Nëse vuani nga probleme të qafës duhet të zgjidhni një material që të minimizojë kontraktimet tuaja, duke ju siguruar gjumë të qetë.

Hidhi një sy katalogut të jastëqeve MelvinFlex dhe bëj zgjedhjen tënde, ose merr testin për të zbuluar dyshekun më të përshtatshëm për ty.

Rreziqet e takimit me një shitës dyshekësh që “i di të gjitha”!
Dyshek memory foam?