Blog - Melvinflex

Jastëku është burimi i ëndrrave tuaja

Jastëku është burimi i ëndrrave tuaja

Kur është hera e fundit që ke menduar të ndërrosh jastëqet? Nëse përgjigja jote është “u bë kohë”, nuk je i vetmi. Shumica e njerëzve fokusohen vetëm në blerjen e dyshekut. Ata harxhojnë kohë dhe  energji për të zgjedhur një dyshek cilësor por harrojnë se pjesë po aq e rëndësishme e rehatisë sonë është edhe jastëku. Nëse dysheku kontrollon suportin e shpinës dhe gjymtyrëve, jastëku kontrollon atë të qafës.

Qafa është një nga pikat më delikate të trupit tonë. Ajo është fillimi i shtyllës kurrizore dhe lidhja e trupit me kokën. Ajo është përgjegjëse për posturën dhe balancën tonë. Një jastëk i mirë ndihmon në rregullimin e këtyre problemeve dhe për rrjedhojë, në rregullimin e gjumit tonë. Ai duhet të sigurojë që të gjitha nyjet kryesore të trupit tonë (gjunjët, legeni dhe shpatullat) të jenë në vijë të drejtë.

Teorikisht, jastëku duhet të ndërrohet çdo 18-24 muaj. Për të testuar jastëkun tuaj mund të bëni provën e palosjes. Mjafton të merrni jastëkun, ta palosni dhe më pas ta lëshoni. Nëse ai kthehet në vendin e vet pa asnjë ndryshim, atëherë mund ta përdorni, por nëse ai mbetet i palosur, ose lë një shenjë të dukshme ndarjeje në mes, ka ardhur koha ta ndryshoni.

Pozicioni në të cilin flini ndikon shumë në zgjedhjen tuaj. Nëse flini në anë, do të thotë se pjesët anësore të kokës suaj do të jenë ato që do ushtrojnë presion. Bëni mirë të bleni një jastëk që anon nga niveli i lartë i fortësisë dhe me dendësi të madhe. Kështu ai do të durojë shtytjen dhe nuk do të sheshohet lehtë.

Nëse flini mbështetur në stomak ju nevojitet një jastëk i butë, por mund të flini edhe pa përdorur një. Kështu koka dhe qafa nuk do ngrihen në një nivel më të lartë se pjesa tjetër e trupit. Nëse e përdorni një jastëk por ndjeni dhimbje mesi, atëherë për të balancuar nivelin mund të përdorni një jastëk të vogël në zonën e stomakut dhe legenit. Nëse flini me shpinë më e mira për ju është një jastëk i sheshtë, i cili ruan nivelin e sipërpërmendur  por që siguron suport për qafën. 

Edhe lloji i dyshekut ka të bëjë në zgjedhjen e jastëkut tuaj. Duhet të kombinoni butësinë me fortësinë. Nëse keni një dyshek të fortë, kombinojeni me një jastëk të butë dhe anasjelltas. Nëse i zgjidhni të dy njësoj për nga niveli i fortësisë, mund të përfundoni të zhytur në një shtrat më të butë se ç`duhet ose t`ju duket sikur po flini në tokë të sheshtë. 


Bazuar në problemet që ju përjetoni dhe në çfarë mësuat më lart, hidhini një sy linjës së jastëkëve MelvinFlex, për suport të mirë dhe gjumë të ëmbël.

Rëndësia e gjumit në jetën tonë
Cili është dysheku i duhur për mua?